Aktuale

Kryeministri opozitës: Nuk keni dokumente tjera pos dhunës

Kryeministri Isa Mustafa në konferenën e përbashkët të Komisionit shtetëror për shënjimin e kufijve, ka thënë se kërcënimet që po tentojnë ta parandalojmë ratifikimin e demarkacionit, janë sjellje të papranueshme.

Kryeministri ka thënë se kërcënimet po tentojnë ta parandalojnë ratifikimin, mirëpo ato nuk po ndikojnë në institucionet e vendit.

“Askush nuk mund të kërcënoj e të ndikojë në institucionet e vendit:, ka thënë Mustafa.

Ai me këtë iu drejtua opozitës duke iu thënë se nuk kanë dokumente tjera përpos dhunës.

“Unë si kryeministër ju betohem se nuk do ta procedoja marrëveshjen në Kuvend nëse kisha gjetur parregullsi”, ka thënë Mustafa./GazetaExpress/