Aktuale

Kryeministri Rama i shpëton sulmit në Stamboll

Pak minuta pas shpërthimit në aeroportin Ataturk të Stambollit ka mbërritur edhe kryeminsitri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe deputeti Bashkim Fino.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se avioni ka mbërritur pa probleme në aeroport dhe është njoftuar për shpërthimin pasi ka zbritur.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se delegacioni është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem. Kryeministri viziton Turqinë me ftesë të presidentit turk Erdogan.