Aktuale

Kryeministri Rama takoi faktorin politik shqiptar në Mal të Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Malin e Zi, ka takuar faktorët politikë shqiptarë në këtë vend.

Kreu i qeverisë thekson se, në Malin e Zi po bëhet një progres i madh hapash konkretë në të mirë të komunitetit shqiptar.

“Në Ulqin me faktorët politikë shqiptarë të Malit të Zi, ku po bëhet një progres i madh hapash konkretë në të mirë të komunitetit shqiptar”, shkruan Kryeministri Rama, në një postim në rrjetin social Facebook.

the authorSamir Dalipi