Aktuale

Kryeministri Tsipras vizitë zyrtare në Serbi

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka udhëtuar për vizitë dyditore në Serbi ku në aeroportin “Nikolla Tesla” të Beogradit me prani të gardës së ushtrisë së Serbisë e priti kryeministri i këtij vendi Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency.

Pritja solemne e kryeministrit grek dhe delegacionit të tij, sipas programit të vizitës, planifikohet para Pallatit të Serbisë ku do të bisedojnë të dy kryeministrat, ndërsa delegacionet e të dy shteteve do të mbajnë takime plenare.

Qëllimi i kësaj vizite, siç raportohej më herët, para se gjithash është avancimi i bashkëpunimit tregtar të dy shteteve, por edhe ofrimin e mbështetjes ndaj Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministrat sot pasdite do të marrin pjesë në Forumin e biznesit Serbi-Greqi dhe do t’u drejtohen pjesëmarrësve, rreth 70 kompanive greke dhe 150 serbe. Kryeministri grek Tsipras arriti për vizitë zyrtare në Serbi shtatë vite pas Jorgos Papandreu-t.