Aktuale

Kryeparlamentari Konjufca takon presidentin Meta

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është mirëpritur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin adresuan çështje ekonomike strategjike e rajonale.

Konjufca në takim theksoi qëndrimin e tij se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal por vetëm mbi bazën e barazisë dhe të reciprocitetit.

“Me këtë rast shkëmbyem mendime dhe adresuam një mori çështjesh në shërbim të forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona vëllazërore, heqjen e të gjitha barrierave ekonomike mes nesh dhe nevojën imediate të partneritetit tonë strategjik, si dhe për nismat rajonale dhe integrimet euro-atlantike, për çka ritheksova qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal por vetëm mbi bazën e barazisë dhe të reciprocitetit.”, ka shkruar kryetari i Parlamentit./FaktePlus/

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, u prita edhe në Presidencë nga z.Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast shkëmbyem mendime dhe adresuam një mori çështjesh në shërbim të forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona vëllazërore, heqjen e të gjitha barrierave ekonomike mes nesh dhe nevojën imediate të partneritetit tonë strategjik, si dhe për nismat rajonale dhe integrimet euro-atlantike, për çka ritheksova qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal por vetëm mbi bazën e barazisë dhe të reciprocitetit.
Roli dhe kontributi i Shqipërisë ka qenë vendimtar në të gjitha periudhat dhe rrugëtimet tona si komb, sikurse edhe gjatë luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, shfrytëzova nga rasti që në emrin tim dhe të parlamentit të Kosovës ta falënderoj Presidentin Meta për mbështetjen konsistente dhe përkrahjen e fuqishme që shteti shqiptar i ka dhënë e vazhdon t’i jap shtetit të Kosovës në të gjitha proceset shtetëndërtuese.
Faleminderit, Shqipëri!