Aktuale

Kryeparlamentari Veseli: Haradinaj duhet të lirohet sa më parë

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas ndalimit që i është bërë liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt në Francë. Veseli më në një status në Facebook ka thënë se Haradinaj duhet të lirohet shumë shpejt dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Kadri Veseli.

the authorSamir Dalipi