Aktuale

Kryeparlamentari Veseli siguron punëtorët e doganave: Statusi juaj nuk preket në ligjin për paga

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kishte dhënë një ‘ultimatum’ deri në mesditë për Qeverinë e Kosovës.

Ata kanë kërkuar që Qeveria të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga Ligji për Pagat – në të kundërtën ata kishin paralajmëruar grevë.

Por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në konferencën e sotme për media ka siguruar ata se statusi i tyre nuk do të preket.

“Më lejoni që t’i sigurojë nga këtu, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, të gjithë punëtorët e doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës se statusi i tyre nuk do të preket”.

Ai ka ftuar të gjithë sektorët publik t’i kthehen kontributit që siç ka thënë ai bashkërisht ta ndërtojnë një Kosovë shtet të fuqishëm ekonomikisht dhe me mirëqenie për qytetarët./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli