Aktuale

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë infektohet me koronavirus

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është infektuar me koronavirus.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka rezultuar pozitive në testin për COVID 19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Reshitaj përmes një shkrimi në Facebook.

“Pas seancës së ditës së premte, konkretisht prej të shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ndër të tjerash Reshitaj, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Reshitajt, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.

the authorGazetaKNN