Aktuale

KSHZ në Maqedoni: Deri në orën 10:00 është votuar në masën 8.98 për qind

KSHZ-ja në konferencën e parë për mediat në orën 11:00 raportoi se, në rang vendi pjesëmarrja e votueseve ka qenë 8.98 për qind, raporton Alsat-M.

Gjithashtu KSHZ-ja raportoi për disa parregullsi të vogla në vendvotime, prandaj dhe procesi i votimit në këto vendvotime ka filluar me vonesë prej gjysmë ore. Vonesat kanë ardhur për shkak se janë vërejtur disa persona në afërsi të vendvotimeve duke shpërndarë materiale propagandistike.