Aktuale

Kuçi: Kushtetuta mund të ndryshohet, nuk është as Bibël e as Kuran

Kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi, në një tryezë të mbajtur sot në Kolegjin AAB për nderë të 10 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, tha se kushtetuta mund të ndryshohet, pasi që sipas tij, ajo nuk është as Bibël e as Kuran.

“Ajo çka shumë kush po e përmend se çka duhet të ndryshohet, unë do të orientohesha më shumë se çka nuk mund të ndryshohet se kjo nuk është as Bibël e as Kuran. Jeta shoqërore është më e rëndësishme se sa norma juridike. Para 10 viteve kemi mendu ashtu, pas 10 viteve mund të mendojmë krejt ndryshe dhe nuk ka asgjë të keqe”, theksoi ai, transmeton Gazeta KNN.

Kuçi tha se “vetëm duhet të kemi parasysh se cilat janë vlerat e shqërisë sonë, cili është sistemi i ynë politik dhe si po e kornizojmë në kushtetutë”.

“Nuk bën të ndryshohen çështjet që kanë të bëjnë me demokracionë, rendin dhe ligjin. Nuk bën të ndryshohen liritë dhe të drejatat e njeriut. Nuk bën të nryshohet ekonomia e lirë e tregut. Unë menoj se këto janë kapituj, nuk bën të ndryshohet pavarësia e pushteteve në veçanti autoriteti që ia kemi vënë pushtetit gjyqësor. Ne edhe ndërkohë kemi bërë ndryshime në kushtetutë për të rritur autoritetin e këshillit gjyqësor ku shumica e anëtarëve zgjidhen nga vetë gjyqtarët”, vlerësoi Kuçi.

Sipas tij, ajo çka mund të ndryshohet, është krejt ajo çka është marrëveshgje politike. / Gazeta KNN