Rajon & Botë

Kufiri BE-Irlandë vështirëson negociatat për BREXIT

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian në negociatat për BREXIT, Michel Barnier, tha se ekziston rreziku i dështimit të këtyre negociatave pasi Brukseli ka refuzuar propozimin e Britanisë së Madhe për të shmangur vendosjen e një kufiri fizik në Irlandë.

Barnier tha se nevojitet të kompletohen përgatitjet që Britania të largohet nga blloku marsin e ardhshëm, përderisa burime nga këto bisedime kanë thënë se është arritur progres i vogël në këto tre javë të bisedimeve për çështjen e Irlandës.

Michel Barnier: Kryenegociator në bisedimet BREXIT-BE

Sipas kryenegociatorit të BE’së, nëse tema të caktuara, si çështja me Irlandën, mbeten të pazgjidhura, marrëveshja e paraparë të arrihet në marsin e vitit të ardhshëm për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, mund të mos ndodh, përcjellë Gazeta Blic.