Aktuale

Kujdes, Policia e Kosovës këto ditë nuk fal, shqiptohen mbi 1 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës në këto ditë të verës ka shtuar masat për të tërhequr vërejtjen për kujdes me të madh në vozitje.

Sipas raportit policor, vetëm dje PK ka shqiptuar 1155 tiketa në trafik. Po ashtu, në raportin policor thuhet se për 24 orët e fundit të këtyre dy ditëve , shkaku i mos respektimit të rregullave të komunikacionit si dhe shkaku i shpejtësisë, kishte aksidente trafiku në gjithë qytetet e Kosovës.

Nga aksidentet në gjithë Kosovën raportohet se 43 qytetarë janë lënduar, kurse arrestimet që janë bërë nga Policia e Kosovës janë 31 ndërsa në mbajtje 19.

Ndërkaq nga aksidentet e pësuara gjatë këtyre dy ditëve gjithsej mbeten të lënduar 43 persona ndërsa aksidente pa te lënduar ishin 100./GazetaExpress/