Aktuale

Kujdes, sot ditë përvëluese

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Në Gjakovë do të arrihet maksimalja deri në 37 gradë Celsius.

the authorBurbuqe Metolli