Rajon & Botë

Kulla e Londrës përpihet nga flakët: 50 persona në spital, konfirmohen viktimat e para

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, duke lënë dhjetëra familje të bllokuara në katet e mësipërme.
Ambulanca e Londrës ka konfirmuar se 50 banorë janë dërguar në spitale dhe se disa prej tyre vuajnë nga djegie të rënda.

Ndërkohë autorietet kanë konfirmuar se ngjarja tragjike la lënë edhe viktima,

“Zjarri që përfshiu në mesnatë një ndërtesë në perëndim të Londrës ka shkaktuar disa të vdekur”, deklaroi shefja e zjarrfikseve në kryeqytetin britanik.

“Ka disa të vdekur. Nuk mund të konfirmoj një shifër për shkak të përmasave dhe komleksitetit të ndërtesës”, deklaroi Dany Cotton, zyrtar i London Fire Brigade në një deklaratë për shtyp.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan dhe fëmijët ulërinin me dëshpërim për ndihmë. Një numër i madh banorësh të kateve të siëprme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve,shkruan syri.net. Godina e Lancaster Ëest dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.

Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 1 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.

https://www.youtube.com/watch?v=pStB7aCT43E

the authorE B