Aktuale

Kundërkorrupsioni zotohet për adresim të vërejtjeve të Këshillit të Europës

Një varg vërejtjesh për funksionimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) u patën dhënë në dokumentin teknik “Shqyrtimi i kornizës institucionale dhe operacionale të Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës”.

Dokumenti në fjalë pati gjetur se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) është e stërngarkuar me detyra që kanë ndikim të ulët në zbulimin, zbutjen dhe parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe që nuk korrespondojnë me pritjet publike për misionin dhe qëllimet e agjencisë.

Dokumenti është hartuar nga një ekspert i Këshillit të Evropës (në dokument nuk i përmendet emri), në kuadër të “Projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe që është implementuar nga ky i fundit, në fillim të këtij vitit.

Dokumenti në të cilin thuhej se qëndrimet e shprehura nuk mund të konsiderohen se pasqyrojnë opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, qe vlerësuar se ka mungesë angazhimi e nisma të dobëta legjislative nga ana e Ekzekutivit në fushën e luftimit të korrupsionit./koha.net/

the authorE B