Aktuale

Kurti: Do të punojmë që t’i zbatojmë marrëveshjet ekzistuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur sot në Elbasan, shkruan Gazeta Express.

Kurti tha se do të punojnë që të realizohen marrëveshjet ekzistuese në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy shteteve tona do të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin. Progresi në numrin me marrëveshjeve do të shoqërohet më cilësi në zbatimin e tyre”, ka thënë Kurti.

“Mirëpresim këtë diskutime për ta vlerësuar bashkëpunimin tonë ekonomik të deritanishëm dhe për të shqyrtuar mundësi e shtigje të reja, për tregje të reja e për kapacitete të zgjeruara”, ka thënë më tutje Kurti. /Express/