Aktuale

Kurti e refuzon, por presidenti Thaçi e mori këtë vendim për Albinin

Presidenti i Republikës së Kosovës, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për kryeministër.

Thaçi e ka publikuar dekretin të cilin e ka nënshkruar ku edhe e ka dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thaçi këtë e ka quajtur hap shumë të rëndësishëm për krijimin e instirucioneve të Kosovës.

Ai thotë se nga sot fillon edhe rrjedha e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë.

Postimi i plotë:

Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. HTH

the authorGazetaKNN