Aktuale

Kurti flet rreth mocionit të LDK-së për rrëzim të Qeverisë, ky është qëndrimi i tij

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media ka thënë se Lidhjen Demokratike e Kosovës është partner i tyre, shkruan FaktePlus

“E kam thënë edhe sot e them që e kemi LDK-në partner, ne e kemi LDK-në në koalicionin qeverisës. Nuk besoj që LDK-ja do të identifikohet me deklaratën e mbrëmshme”, ka thënë ai.

“Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshem në mesnatë”.

LDK-ja nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e  mesantës të njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e del kundër kryeministrit.

“E kemi thënë duam bashkëpunim dhe këtë e kemi marërveshjen me tekst dhe planin qeverisës”

“Dua bashkëpunim edhe më tutje por ta respektojmë marërveshjen. Nuk mundët një ministër tia mbaj anën e presidentit”

“Nëse presdienti e shpall gjendjen e jashtëzakonshme nuk dua ministra në Qeverinë time që atë shpallje ta shpallin prapë. Andaj e lirova nga detyra”, ak thënë Kurti./FaktePlus