Aktuale

Kurti fton LDK-në dhe deputetë të PAN t’i bashkohen Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje LDK-së, AKR-së dhe Alternativës si dhe deputetëve të koalicionit PAN që janë kundër krijimit të një qeverie ‘të klanit Pronto’ që t’i bashkohen Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë.

“Zgjedhjet konfirmuan VV si parti të parë, VV ka fituar legjitimitet të madh dhe të fuqishëm nga qytetarët ndërkaq dy koalicionet kanë pësuar humbje të thellë”, tha ai.

“Në këto kushte politike deklarojmë që jemi të gatshëm t’i ndërmarrim hapat për ndërtimin e një qeverie të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. LDK -AKR Alternativa, si dhe deputetët PDK, AAK NISMA që janë kundër bashkimit të ‘Klanit Pronto’ të na bashkohen në tryezë për të biseduar për ndërtimin e një plani për krijimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.