Aktuale

Kurti: Nuk duhet të ndalohet shamia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth temës që kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe në lidhje me moslejimin e shamisë nën moshën 16 vjeçare, në shkollat e vendit.

Kurti tha se në Kosovë nuk duhet të ndalohet shamia, por qëndron prapa mendimit që pragu i lejimit të saj duhet të jetë mosha 16 vjeçare.

Tutje ai shtoi se këtë mendim e kishte thënë çdoherë, dhe se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë apo elementeve tjera fetare.

“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu, dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin”, tha Kurti në një konferencë për media në Doganën e Kosovës.

Sipas tij nëse karta e identitetit mund të merret në moshën 16 vjeçare, atëherë kjo paraqet një lloj moshe të pragut për shumë gjëra, në këtë rast edhe për shaminë apo mbulesën.