Aktuale

Kurti nuk mund t’ia gjej vetes asnjë gabim në qeverisje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në 100-ditëshin e qeverisjes nuk ka folur për asnjë gabim të vetëm, kur është pyetur se a mund të reflektojë dhe të thotë ndonjë veprim jo të duhur.

Kurti ka thënë se ai nuk mund t’ia bëjë opozitën vetes dhe të flasë për ato që, sipas tij, do të duhej t’i gjenin gabimet.

“Së pari duhet ta kuptoni që unë jam kryeministëer në detyrë dhe nuk mund t’ia bëjë opozitën vetes. Nuk mund të jem edhe kryeministër edhe kryeopozitar”,

Ai thotë se kur ka qenë në opozitë, e ka bërë punën e tij në mënyrë të duhur dhe beson se punë të duhur ka bërë edhe në qeverisje.

“Ne e kemi bërë dikur opozitën shumë mirë dhe fuqishëm dhe sot po e bëjmë qeverisje”, ka thënë kryeministri në detyrë.

Ai sërish ka numëruar veprimet që sipas tij, janë sukses të udhëheqjes së tij.

“Nuk ka një rast tjetër ku në kohë pandemie të organizohet mocioni i mosbesimit. Nuk ka një rast tjetër ku bie qeveria dhe menaxhohet gjendja thua se nuk ka rënë Qeveria…jemi rast sui generis”, ka thënë Kurti.