Aktuale

Kurti paralajmëron vizitë në Malishevë, mirëpritet nga qytetarët

Pas reagimeve që ka pasur këtyre ditëve se pse kryeministri po e anashkalon Malishevën, komunën më të prekur nga koronavirusi, Kurti tha se nesër do të shkojë për vizitë atje.

Dje kam qenë në Gjilan sot në Klinë, Pejë edhe Gjakovë. Nuk shkova, sepse pardje ka qenë ministri Sfeçla, dhe nesër do ta vizitojë Malishevën”, u shpreh Kurti sot.

E nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se nuk kanë asgjë personale me kryeministrin dhe se mirëpresin vizitën e tij në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

“Nuk kemi personale asgjë me Kurtin, kemi kërkuar furnizimin me pajisje mjekësore. Mirëpresim vizitën e Kurtit dhe kemi mirëpritur vizitën e Sveçlës. Nuk nënçmojmë asnjë institucion apo përfaqësues politikë. Duhet të tejkalohen kornizat politike. Prej 25 ditë nuk i kam parë fëmijët e mi, unë dhe të gjithë drejtorët”, ka thënë ai.