Aktuale

Kurti takohet sot me Stoltenberg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pritet të takohet në Bruksel me Sekretarin e NATO’s Jens Stoltenberg, vetëm një ditë para takimit me presidentin serb Aleksandar Vucic.

Kurti dhe Stoltenberg pritet të deklarohen për media pas takimit që do zhvillojnë, ndërsa më pas ky i fundit pritet të ketë takim edhe me presidentin serb.

Takimi Kurti-Stoltenberg vjen pas tensioneve të para pak javësh në veri, ku kishte reaguar duke thënë se problemet mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhen me dialog dhe NATO është e gatshme të ndërhyjë kurdo që rrezikohet stabiliteti e paqja.