Aktuale

Kurti te varrezat e Jasharajve: Familja Jashari vulosi Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare

Edhe sot, shumë qytetarë morën rrugën për në Prekazin heroik. Vizita të shumta dhe përkulje para veprës heroike të familjes Jashari po bëhen në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Në mëngjesin e sotëm, homazhe në Prekaz dhe përkulje para varrezave të Jasharajve bënë edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit tha se familja Jashari e ka vulosur Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Erdhëm bashkë në Prekaz për të nderuar 22 vjetorin e Epopesë së UCK, për të bërë homazhe te varret e Jasharajve të kësaj familje e cila e ka vulosur Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare. Ne e kemi obligim dhe borxh të përhershëm e të përjetshëm ndaj Jasharjave dhe këtë mund ta shlyejmë me punë të përditshme për shtetndërtim, për zhvillim dhe për drejtësi” tha nga atje Kurti, përcjellë FaktePlus.