Aktuale

Kurti thërret konferencë për media

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media, raporton Express.

Në këtë konferencë, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë edhe nënkryetari i partisë, Besnik Bislimi. Konferenca do të mbahet në orën 11:00.

Ndryshe, në një reagim të shpejtë pas dorëheqjes së Haradinajt, Kurti deklaroi se ky akt ishte i vonuar dhe me arsye të gabuar.

Sipas tij, Haradinaj kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro. Ai theksoi nevojën për zgjedhje të reja parlamentare.

the authorBurbuqe Metolli