Aktuale

Kurti: Vetëvendosje nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Albin Kurti, i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar sot si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do të jetë në shërbim të popullit.
“U posa e bëra regjistrimin si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci”.

Ai ka thënë se 32 deputetët e Vetëvendosjes do të jenë në seancën e 3 gushtit.
Kurti potencoi se Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Parlamentit.
“Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike që duhet të jetë sa më gjithë përfshirëse e kurrsesi kontroverse”.