Aktuale

Kurti i vetmi kandidat për kryetar të VV-së

Albin Kurti nuk është tërhequr nga kandidatura për kryetar të Vetëvendosjes, pavarësisht presionit me dorëheqje nga figurat kryesore të kësaj partie.Afati për kandidatura për kryetar të VV-së është mbyllur të mërkurën, dhe kandidatura e tij në zgjedhjet e brendshme për kreun e partisë është e vetmja.Mos tërheqja e Kurtit nga synimi i tij për të u rikthyer në krye të partisë, pas një mandati pauzë, me shumë gjasë e bën të pakthyeshëm edhe ndarjen e Vetëvendosjes, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, doli partia më e votuar në vend, shkruan gazetametro.net.

Përçarjet të filluara në këtë parti prej më shumë se një viti, do të mund sanoheshin vetëm nëse Kurti do të tërhiqej nga kandidatura për kryetar, dhe të filloheshin negociatat në mes tij dhe të pakënaqurve për një kandidaturë kompromisi. Kjo kandidaturë nga grupi i të dorëhequrve shihej Glauk Konjufca. Por Kurti u tregua këmbëngulës në qëndrimin e tij, dhe nuk u mor shumë me kërkesat e të pakënaqurve.

Ai ishte mjaftuar me një letër, përmes së cilës u bënte thirrje të dorëhequrve dhe atyre që e kishin kritikuar dhe fyer, të ktheheshin në strukturat udhëheqëse, dhe se ai nuk mban inat për këtë. Por, pavarësisht kësaj, në po atë letër, ua bëri të ditur atyre, se askush nuk është i pazëvendësueshëm.Kurti tani e ka të sigurt se do ta fitojë kreun e Vetëvendosjes, por me shumë gjasë, po aq të sigurt edhe humbjen e një të tretës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës, dhe së paku të dy komunave, atë të Prishtinës dhe të Kamenicës, e pa përjashtuar edhe atë të Prizrenit.Dorëheqje nga strukturat udhëheqëse nga Vetëvendosje, e pas mos tërheqjes së Kurtit, me gjasë edhe nga partia, deri tani kanë dhënë, ish’kryetari Visar Ymeri, kryetari i Kamenicës Qendron Kastrati, deputetët Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Aida Dërguti, Shqipe Pantina dhe Driton Çaushi.Pas vendimit të Kurtit që me çdo kusht ai të jetë kryetar i partisë, dorëheqje pritet të japin edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me kolegun e tij që nga koha e FER-it, deputetin Fisnik Ismaili.