Aktuale

Kurtit i kërkohet ta publikojë marrëveshjen e fshehtë me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca që ta publikojnë marrëveshjen e fshehtë të Kosovës me Serbinë.

Ai ka thënë se do të jetë i pari ai që do të votojë kundër në rast se ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje

Ndërkohë që ka kërkuar nga Kurti dhe Konjufca që ta sjellin atë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

“Një element që po më duket shumë shqetësues, ju po i referoheni një marrqëveshjeje për të cilën unë as ma të voglën ide s’e kam për marrëveshjen që po flisni, na bindni që është e rrezikshme, silleni në Kuvend. Publikoni ato fakte, je kryeministër, je ministër i Jashtëm keni përgjegjësi, jo vetëm fjalë, publikoni cilat janë ato fakte, unë i pari kam me e votu kundër”, tha Gashi.

the authorGazetaKNN