Aktuale

Kush mbledh kuponë fiskalë shpërblehet

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 1 korrik 2018 të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.
Sipas njoftimit të ATK-së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM2/2018, fillon nga data 1 korrik 2018 dhe vazhdon deri me 31 korrik 2018.

”Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskalë. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Fituesit potencialë, siç njoftohet, do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €), raporton 21.

“Numri minimal i kuponëve fiskalë të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€ )”, njofton ATK, duke shtuar se tërheqja e numrave fitues do të bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht

the authorE B