Aktuale

Kuvajti do të thellojë partneritetin me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë, që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit të vazhdojë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e ekonomisë.

Ai gjatë takimit me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Fayez Mishari Al Jassim, u dakorduan për hartimin e agjendës ekonomike për investime të tjera të përbashkëta.

Ambasadori Al Jassim e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për arritjet e tij dhe vuri në dukje se Kuvajti është një mbështetës i madh i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ambasadori Al Jassim theksoi synimin e shtetit të Kuvajtit për thellimin e partneritetit me Kosovën, si dhe për investimet ekonomike që do t’i hapnin rrugë zhvillimit ekonomik.