Rajon & Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ratifikon Protokollin për anëtarësim në NATO

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në seancën e 133-të, të caktuar për sot në ora 15:00, do të votojnë për propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike, që është hapi i fundit në “terrenin e brendshëm” në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në aleancën e NATO-s, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për tekst të marrëveshjes i cili është hartuar më 4 prill të vitit 1949 dhe për herë të parë është nënshkruar në Uashington, ndërkaq është ndryshuar për t’u anëtarësuar Greqia dhe Turqia, i cili është nënshkruar më 17 tetor 1951 në Londër.

Në marrëveshjen e cila ka 14 nene, mes tjerash thuhet se nënshkruesit obligohet, ashtu siç është e miratuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të zgjidhin çfarëdo kontesti ndërkombëtarë në të cilat ata mund të jenë të përfshira, me mjete paqësore, në mënyrë që nuk do të rrezikohet paqja ndërkombëtare, siguria dhe drejtësia dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet ose nga përdorimi i forcës, në çfarëdo qoftë mënyre që nuk është në pajtueshmëri me Kombet e Bashkuara.

“Palët do të kontribuojnë drejt zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare miqësore dhe paqësore, nëpërmjet përforcimin të institucioneve të tyre të lira, me qëllim që të mundësohet mirëkuptimi më i mirë i parimeve mbi të cilat janë themeluar këto institucione dhe nëpërmjet promovimit të kushteve për stabilitet dhe fqinjësi të mirë. Ata do të tentojnë që në politikat e tyre ekonomike dhe ndërkombëtare t’i tejkalojnë përballjet dhe do ta përkrahin bashkëpunimin ekonomik me ose të gjithë”, thuhet në marrëveshje.

Në të, shtohet se me qëllim që në mënyrë sa më efikase të arrihen qëllimet e Marrëveshjes, palët në mënyrë individuale dhe bashkë nëpërmjet ndihmës të vazhdueshme dhe efikase, do t’i mbajnë dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre individuale dhe kolektive që t’i kundërshtojnë sulmet e armatosura.

“Palët do të konsultohen bahskë gjithmonë kur, sipas mendimit të kujtdo, ekziston kërcënim për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e cilësdo palë”, thuhet në marrëveshje.

Ai parashikon pajtueshmëri nga nënshkruesit se sulmi i armatosur kundër një ose më shumë vendeve të Evropës ose Amerikës Veriore, do të vlerësohet si sulm i armatosur kundër të gjithë atyre.

“Nëse ndodh sulm i tillë i armatosur, çdokush prej tyre duke e shfrytëzuar të drejtën e vetëmbrojtjes koletive ose individuale, të pranuar me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, do t’i ndihmojnë palës, ose palëve të cilët janë të sulmuar, duke ndërmarrë masa individuale dhe në bashkëpunim me palët tjera, duke përfshirë edhe përdorimin e forcave të armatosura. Për çdo sulm të tillë dhe poër të gjitha masat e marra si rezultat i të njëjtit, menjëherë do të njoftohet Këshilli i Sigurisë. Masat do të ndalohen kur Këshilli i Sigurisë do të marrë masa të cilat janë të domosdoshme për rivendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në marrëveshje.

Në të, definohet se sulmi i armatosur të një ose më shumë palëve, vlerësohet se përfshinë sulm të armatosur në territor, forca, avionët dhe anijet e cilësdo palë në Evropë ose Amerikë të Veriut, ndaj departamentëve francez në Algjeri, në territorin e Turqisë ose të ishujve nën juridiksionin e cilësdo palë të fushës Veri-Atlantike.

“Marrëveshja nuk ndikon dhe nuk do të interpretohet si ndikim në çfarëdo lloj mënyre ndaj të drejtave dhe obligimeve që dalin nga Karta e Palëve të cilët janë anëtare të Kombeve të Bashkuara ose në obligimin fillestar në Këshillin për Siguri për mbajtjen e paqe dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në marrëveshje.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

LISTA E VENDEVE QË DERI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLLIN:

Bullgaria

Greqia

Sllovenia

Shqipëria

Kroacia

Mali i Zi

Rumania

Lituania

Danimarka

Sllovakia

Polonia

Norvegjia

Gjermania

Belgjika

Portugalia

Letonia

Estonia

Kanada

Hungaria

Turqia

Çekia

SHBA-ja

Italia

Britania

Franca

SHBA

Islanda

Holanda

the authorGazetaKNN