Aktuale

Kuvendi i Kosovës me seancë solemne për 10-vjetorin e pavarësisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Gazeta Blic.

Seanca do të mbahet të shtunën dhe do të fillojë në orën 10:00.

Ndërsa, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetëror nga mbarë bota po vizitojnë vendin dhe po dërgojnë telegrame urimi.

Në këto vizita, po premtohet  përkrahje e vazhdueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj shtet ndërtues.