Aktuale

Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Adem Mikullovcit

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për ish’deputetin dhe aktorin Adem Mikullovcin, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë me kërkesë të kryeparlamentares Vjosa Osmani që tha se para dy ditëve Kosova ka humbur klasikun e teatrit dhe njërin nga kolegët më të mirë.

“Para dy ditëve Kosova humbi klasikun e teatrit dhe njëkohësisht një ngs kolegeët ton ëmë të dashur, ish’deputetin dhe ish’delegatin e 2 korrikut që me shumë kolegë treguan guxim të pashoq kur të tjerët nuk e kishin atë.

‘Zoti Adem Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor”, ka thënë Osmani.

“Në legjislaturën e vitit 2017-të ai e hapi seancën me këto vargje të Shkrelit. Duke rikujtuar këto vargje që ai i lexoj dhe në shenjë respekti për kontributin e tij për veprat e tij dhe krijimtarinë e tij ju ftoj të gjithëve që ta nderojmë me një minutë heshtje”, ka deklaruar kryeparlamentarja./GazetaExpress/

the authorGazetaKNN