Aktuale

Kuvendi miratoi Projektligjin për falimentimin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të enjten në mbrëmje me 77 votat e pozitës Projektligjin për falimentimin, që synon uljen e nivelit të kredive me probleme. Opozita nuk mori pjesë në votim pasi braktisi sallën.

Në funksion të ligjit për falimentin ishin dhe katër projektligje të tjera. Dy të parat, ndryshimet në Ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe ato Për shërbimin përmbarimor privat, u miratuan respektivisht me 79 dhe 78 vota, ndërsa ndërhyrjet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurave Civile nuk u votuan për shkak të mungesës së votave. Për miratimin e kodeve nevojitet shumicë e cilësuar prej 84 votash.