Aktuale

Kuvendi s’ka kuorum t’i votojë dy projektrezoluta

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t’i votojë dy propozim- rezoluta dhe ta formojë komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Radiotelevizionit të Kosovës.

Nga seanca e kaluar kanë mbetur të votohen Propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe propozim-rezoluta në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë, pasi edhe në atë seancë nuk kishte kuorum./KosovaPress/