Aktuale

Kuvendi sot debat për mosliberalizimin e vizave

Sot  në Kuvendin e Kosovës, do ketë debat në lidhje me mosliberalizimin e vizave, në një seancë që pritet të ketë në rend dite pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

Në këtë seancë në rend dite pritet të jenë dy pika kryesore.

Ndërsa njëra ndër to do jetë edhe debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Më poshtë rendi i ditës me pikat që do diskutohen:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:

Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve

Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021

Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;

Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021.