ShowBiz

Ky është dënimi eventual që pritet ta marrë Kinsey Wolanski

Pasi hyri në fushë dhe ndërpreu ndeshjen, pritet që Kinsey Wolanski të dënohet.

Modelja amerikane Kinsey Wolanski mbrëmjen e së shtunës arriti ta marrë gjithë vëmendjen në Madrid derisa po zhvillohej pjesa e parë e ndeshjes Tottenham-Liverpool nga e cila këta të fundit u shpallën kampion, shkruan lajmi.net.

Biondia seksi hyri me qëllim të reklamimit të faqes ‘Vitaly Uncensored’, e cila është e themeluar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.

Ajo ia pa hajrin finales së Ligës së Kampionëve, duke bërë edhe reklamën në vlerë milionëshe e famën që mori, por paraqitjes së saj në këtë mënyrë atje ka për t’i kushtuar.

Kinsey iu dorëzua policisë spanjolle, ndërsa disa orë më vonë u lirua.

Kinsey pritet të dënohet me një gjobë të madhe në para nga UEFA, si edhe padyshim që do t’i ndalohet hyrja në stadiume në të ardhmen./Lajmi.net/