Rajon & Botë

Ky është numri i pabesueshëm i koreanëve që janë të gatshëm të luftojnë kundër SHBA’së

Shfaqja e Kim Jong-un nuk ishte shaka disa ditë më parë ku ai deklaroi se DPRK do të “zbuste Donal Trump’in me zjarr”.

Sipas Rodong Sinmun, një burim i Koresë së Veriut theksoi se rreth 4.7 milion studentë dhe punëtorë treguan se ishin të gatshëm për t’u bashkuar ose për t’u regjistruar në Ushtrinë Popullore Koreane me synimin për të luftuar ushtrinë amerikane, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Të përfshira në vlerësimet janë rreth 1.22 milionë gra, njoftoi burimi të enjten.

Veprimi i fundit i Kim mbështet një deklaratë të lëshuar javën e kaluar duke u zotuar të marrë “nivelin më të lartë” të veprimeve në përgjigje të fjalës së Trump ku kishte deklaruar për “shkatërrim të plotë kundrejt Koresë Veriore” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njoftoi “Yonhap News”.

Njoftimi i Rodong Sinmun po ashtu ndjek vendimin unanim të dërguar nga Kombet e Bashkuara për të ndaluar eksportet e tekstilit të Koresë së Veriut dhe furnizimet e karburantit në përgjigje të testit të gjashtë bërthamor të vendit në fund të gushtit.

Çuditërisht, agjencia “Yonhap” e Koresë së Jugut gjithashtu deklaroi se pretendimet e Pyongyang nuk janë saktësisht të reja apo të ndryshme nga pohimet e saj të kaluara.

Për “Yonhap”, vendi malor i izoluar zakonisht bën pretendime të tilla në “fushatat e tij propagandistike” për të “forcuar solidaritetin e brendshëm” brenda kombit.

Nëse pretendimet përfundojnë të jenë të vërteta, renditja e një numri të madh të ushtarëve pas Koresë së Veriut mund të jetë më i madhi në botë. Korea e Veriut aktualisht është në vendin e katërt me më shumë se 1.18 milionë persona të forcave të armatosura, sipas vlerësimeve të Departamentit të Shtetit të SH.B.A.-së.

“Washington Post” njoftoi se Kina, me 2.37 milion ushtarë, merr vendin e parë, India me 1.41 milion, ndërsa SHBA me 1.43 milion merr vendin e tretë./Periskopi/