Aktuale

Ky është parashikimi i motit për javën e parë të qershorit

Java e parë e muajit qershor vazhdon me kushte po thuajse të ngjashme meteorologjike, për sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Mirëpo, sipas Institutit Hidrometeorologjik, nga dita e mërkurë parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënoj rritje në të dy vlerat ekstreme.

Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s. Sasitë e reshjeve gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake.