Aktuale

Ky është serbi nga Shtërpca që theri me thikë dy binjakët e tij (Foto)

Mbrëmë, në Shtërpcë, ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. D.K. 36 vjeç, baba i dy foshnjave, ka vrarë njërin nga fëmijët e tij dhe ka plagosur tjetrin, duke i qëlluar me thikë.

Bëhet e ditur se fëmija është goditur me thikë në zonën e zemrës, dhe ka vdekur gjatë rrugës nga Shtërpca për në Graçanicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.

Fëmija tjetër binjak ishte qëlluar gjithashtu me thikë, por në stomak, dhe gjatë natës është transferuar në Nish.

Të dy foshnjat janë binjakë meshkuj. Babai i tyre është një mësues, që ligjëron lëndën e edukatës fizike në shkollën e mesme në Shtërpcë.

Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin për vrasje.

the authorSamir Dalipi