Tech

Ky është shteti i cili do ta përdorë Bitcoin si valutë zyrtare

Plani për njohjen e Bitcoin si valutë zyrtare pritet të përfundoj në vitin 2018.

Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc ka kërkuar nga guvernatori i Bankës Qendrore, Ministria e Financave si dhe Ministria e Sigurisë Publike të këtij shteti që të përgatisin kornizën ligjore për përdorimin e kripto-valutave si valuta të ligjshme, transmeton Express. Deri në muajin Gusht të vitit të ardhshëm do të bëhet vlerësimi dhe do të definohen rregullat, ndërsa deri në fund të vitit 2018 pritet të kompletohet i gjithë legjislacioni që rregullon përdorimin e kripto-valutave.

Po ashtu, do të punohet edhe në mënyrën e taksimit të kripto-valutave, ku ky proces pritet të përfundoj deri në vitin 2019.

the authorE B