Fun

Ky është snajperisti më i mirë në botë

Nëse nuk e keni parë, filmi Shooter me aktorin kryesor Mark Wahlberg, personazh kryesor e ka një snajperist shumë të aftë.

Snajperisti që jeton larg njerëzve në një shtëpi në mal, kthehet përsëri në aksion pasi mësohet se ka një komplot për ta vrarë presidentin.

Por më pas ai zbulon se i kanë ngritur kurth që ta fajësojnë për atë atentat. Ai shkon në kërkim për të gjetur vrasësin e vërtetë dhe për ta gjetur saktësisht se kush e futi atë në kurth, transmeton Gazeta Express.

Një pjesë e filmit, e publikuar në Facebook, tregon momentin kur snajperisti qëllon kundërshtarët e tij.

Videoja është titulluar “snajperisti më i mirë në botë”. Shikojeni:

the authorBurbuqe Metolli