Sport

Ky është trajner i ri i Spanjës

Pas dorëheqjes së Vicente del Bosques, kombëtarja spanjolle ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Julian Lopetegui nga sot është edhe zyrtarisht trajner i ri i Spanjës. Ish-trajneri i Portos dhe dikur trajner i U-19, U20 dhe U21 të Spanjës, tani ka marrë nën drejtim kombëtaren e ‘La Rojas’.

Lopetegui që ka qenë portier i dy gjigantëve spanjoll Barcelonës dhe Real Madridit, debutimin e tij me Spanjën do ta bëjë më një shtator në miqësoren përballë Belgjikës, derisa misioni i tij i parë do të jetë kualifikimi në Botërorin ‘Rusi 2018’.