Tech

Ky është versioni i ri i Mercedes V-Class (Foto)

Përveç versionit Rise i cili është prezantuar së fundmi, Mercedes V-Class tani është shfaqur edhe në version të ri të quajtur Limited Edition. Të dy këto versionet, në fakt, do të marrin pjesë në panairin e ardhshëm të veturave në Frankfurt, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm.

V-Class Limited Edition do të vijë në seri të kufizuar në vetëm prej 1500 njësive, ku konsumatorëve do t’iu ofrohet ngjyra e kuqe metalike Designo Hyacinth, ngjyrë tashmë e njohur nga modelet e klasës C dhe E, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, versioni Limited Edition vjen edhe me paketën “Night Package” (me elemente për stajling me ngjyrë të zezë, si dhe me disa elemente të tjera shtesë për dekorim të ngjashme sikur te AGM Line dhe Avantgarde Exterior Sports Package, të cilat ofrohen si opsion për zgjedhje.

Detajet tjera më të hollësishme për V-Class Limited Edition, mbetet t’i kuptojmë kur do të prezantohet në Frankfurt Motor Show.

Të kujtojmë, versioni i promovuar së fundmi V-Class Rise i dedikohet konsumatorëve që janë modest dhe kombinon “atributet klasike të V-Classës me një raport atraktiv mes çmimit dhe performancës”.

V-Class Rise do të jetë në dispozicion në version standard dhe të zgjatur, përkatësisht me pesë ose tetë ulëse.

Gjithashtu, V-Class Rise do të jetë në dispozicion me dy motorë, 2.1-litër me katër cilindra e kapacitet prej 100 kW/136 kuajfuqi ose me 120 kW/163 kuajfuqi, përcjell Koha.net.

Pavarësisht nga motori, në dispozicion janë edhe dy versionet e marsheve – ai manual me 6 shpejtësi dhe ai automatik me 7 shpejtësi.

Sa i përket çmimit, V-Class Rise në Gjermani fillon me çmim prej 34.990 euro.

the authorE B