Sport

La Liga rrezikon të anulohet – Spanja gati të vazhdojë masat mbrojtëse deri më 24 maj

Kampionati i La Liga po rrezikon seriozisht që të anulohet.

Qeveria spanjolle, në krye me Pedro Sanchez, është e gatshme që të vazhdojë masat e sigurisë kundër Covid-19 deri më 24 maj.

Këto janë lajmet që po qarkullojnë në mediet spanjolle, para mbledhjes së radhës së Qeverisë së Spanjës, e cila pritet të mbahet të mërkurën.

Në rast se një masë e tillë do të vazhdohet, me rregullat strikte aktuale, atëherë do të thotë se skuadrat nuk mund të kthehen në stërvitje, aq më pak të rifillojnë kampionatin, përcjell lajmi.net.

Thuhet se ka shumë zëra kundër kryeministrit spanjoll, Sanchez, dhe nuk dihet nëse votimi do të kalojë.

La Liga synonte rikthimin në fundin e korrikut, ose më 6 qershor. Pa seancat stërvitore që do të nisnin në fillim të majit, nuk do të jetë e mundur një rikthim i tillë.

Tutje, pasur parasysh thirrjen e UEFA për të mbyllur sezonet deri më 3 gusht, do të thotë se La Liga rrezikon seriozisht anulimin, nëse masat e qeverisë shtyhen deri më 24 maj. /Lajmi.net/