Aktuale

Labi i shkon në zyre kryeministrit për t’ia uruar ditëlindjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, po del se kanë një miqësi të afërt. Kjo pasi deputeti Tahiri, shumë shpesh po i shkon në zyre kryeministrit Haradinaj.

Madje, ditë më parë, Haradinaj e dekoroi edhe me medaljen e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, deputetin Labinot Tahiri.

Kësaj radhe Labi siç njihet në opinion, pati një arsye të veçantë për ta vizituar kryeministrin Haradinaj.

Aty shkoi për t’ia uruar live ditëlindjen kreut të ekzekutivit, i cili sot ka mbushur 51 vjet.

“Bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, për mundësitë e avancimit të projekteve zhvillimore për rritjen e mirëqenies qytetare në vend. Pata kënaqësinë, po ashtu, të pranoj edhe urimet më të mira nga deputeti Tahiri me rastin e ditëlindjes sime”, ka shkruar Haradinaj. /FaktePlus