ShowBiz

Labi publikoi këngën “Ti e din” (Video)

Këngëtari Labinot Tahiri ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re për publikun e tij të cilat e duan dhe respektojnë shumë, por këtë herë vendosi të vjen me një bashkëpunim me Dorandin, i cili nuk është i njohur për publikun dhe kjo tregon mbështetjen e këngëtarit për artistët e rinj.

“Ti e din”, titullohet kënga e tij e cila është një këngë e këndshme dashurie, njofton KosovaPress.

“Ti e din çka bëjmë kur jemi vet na, asnjë send mos e thuaj ti, kjo natë le të mbet sekret mes neve dyve”, është kjo pjesë e shkëputur nga kënga më e re e këngëtarit madhështor Labinot Tahiri dhe Dorand.