ShowBiz

Labinot Tahiri ka zgjedhur këtë vend për të pushuar me bashkëshorten

Labinot Tahiri i ka dhënë vetes disa ditë pushim.
Këngëtari njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, përkundër punës dhe angazhimeve i ka dhënë vetes disa ditë pushim, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka treguar se ka zgjedhur Malin e Zi për t’i kaluar disa ditë pushim.

Ai e ka theksuar se në vendin që ka zgjedhur ta vizitoj nuk kërkohen viza.

“Po de dhe ne mundemi, po nuk kemi postua shumë se …..😉💐💐❤️❤️❤️✊🏻✊🏻🕊 Këtu pari në Kotor pa viza ish aty😉💁😊 “, ka shkruar Labi pranë postimit.

Ndryshe Labi po vazhdon ta mbajë premtimin e tij lidhur me faktin se nuk do të udhëtojë jashtë vendit, derisa të bëhet liberalizimi i vizave./Lajmi.net/