ShowBiz

Labinot Tahiri publikon pamje nga xhirimet e klipit me Albina Kelmendin

Labi dhe Albina po vijnë me bashkëpunim.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri dhe kolegia e tij këngëtare, Albina Kelmendi po vijnë me bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Ai përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjetet sociale, tregon se po vjen në bashkëpunim me këngëtaren.

Bazuar në fotot e postuara shihet se klipi është realizuar në Prizren.

“Me datë 25 shtator 2020 e keni gati. Këtu ka çka shikohet dhe mbi të gjitha të dëgjohet, derisa sot klipet shikohen, e nuk kujtohen këngët, por harrohem. Kënga quhet hallakam, ama hallakam për dashuri. Albina si Albina, e ka qarë duke kënduar këtë këngë, ndërsa për veten nuk flas se e dini vet. Ju duam Albina & Labi”, ka shkruar ai në Instagram.

the authorGazetaKNN