Aktuale

Labinot Tahiri s’e lë muzikën – injoron Kuvendin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, sot duket se prioritet e ka pasur fitnesin dhe jo punën e tij në Kuvend të Kosovës.

Në profilin e tij zyrtarë në Instagram, ai rreth një orë më parë e ka publikuar një fotografi në fitens së bashku me djalin e tij, ku edhe ka paralajmëruar një mbrëmje muzikore për sonte, njofton Klan Kosova.

“Fitnes më evladin – Shihemi sonte në COCO, megambrëmje”, ka shkruar ai mbi fotografinë e publikuar në Instastory, derisa në Kuvendi po mban seancën e radhës.

Deputeti dhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, pasi ishte zgjedhur deputet kishte premtuar se ai do të këndonte vetëm deri me 15 gusht të viti të kaluar, njofton Klan Kosova.

“Do të këndojë deri me 15 gusht [2017] besoj deri atëherë kanë me qenë në pushime edhe deputetët, por unë kam marrëveshje me ata që i kemi bërë data qysh një vit më herët – kështu që unë jam person korrekt – pas kësaj kohe do ta vazhdojë rrugëtimin tim politik”, kishte thënë Labi në një emision më 1 korrik të 2017-ës.

Por duket se Tahiri nuk ka qenë korrekt me premtimin e tij, për ta lënë muzikën dhe për ta vazhduar rrugën e tij politike, njofton Klan Kosova.

Ai ka vazhduar thuajse gjatë gjithë kohës edhe pasi është zgjedhur deputetë të jetë i angazhuar në mbrëmje muzikore jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit – madje sot nuk ka qenë as i pranishëm në Kuvend.